Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Fetaua (1/502)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për përdorimin e supositorëve (që futen në anus) gjatë ditës në Ramazan, nëse agjëruesi sëmuret?
Përgjigje: Nuk ka të keqe që i sëmuri të mjekohet duke përdor supositorët të cilat futen në anus sepse këto nuk janë as ushqim, as pije dhe nuk e kanë gjykimin e ushqimit dhe pijes.
Sheriati na ka ndaluar që të hamë e të pimë, çdo që është si ushqimi dhe si pija, merr të njëjtin gjykim, dhe nëse nuk është i tillë nuk e merr gjykimin e tyre, dhe Allahu e di më mirë.