Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet fotografimi apo inçizimi? A është e lejuar shiqimi i televizorit, e sidomos lajmet?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për të fotografuar qeniet e gjalla duke përdorur kamera apo mjete të tjera fotografike, e as mbajtja e këtyre fotografive të qenieve të gjalla, me përjashtim të nevojës, si fotografitë që përdoren për të identifikuar dokumentet dhe pasaportat.
Ndërsa në lidhje me aparatet-televizive gjykimin nuk është mbi telivizorin si aparat por qëllimet për të cilat përdoret. Nëse përdoret për atë që është haram, të tilla si këngët erotike dhe skena lakuriq, humor, ateizëm dhe fakte të shtrembërura, të cilat nxisin në sprova e të ngjashme, atëherë është haram.
Nga ana tjetër, nëse përdoret për të promovuar mirësi, si të shfaqurit recitimin e Kuranit, sqarimi i së vërtetës, thirrja në të mirë dhe parandalimi nga e keqja dhe të ngjashme, atëherë është e lejuar. Por në qoftë se telivizori përdorët për të dy qëllimet, ose që e keqja është më e madhe, atëherë është haram.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.