Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kam lexuar në një libër të përpiluar nga disa studentë të dijes, me fetvatë tuaja dhe fetvatë e shkëlqesisë së tij shejkh Bin Bazit, Ibn Uthejmit dhe të Xhibrinit, -Allahu i mëshiroftë-. Aty thuhet se ju thoni se leximi i këtij ajeti:
“Vërtet, Allahu e bekon të dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!” El-Ahzab, 33:56
në fund të hytbes së xhumasë është bidat sepse profeti -salAllahu alehi ue selem- nuk e ka e ka vepruar këtë, a është e saktë kjo fetva?
Përgjigje: Që të përfundohet hytbja me të, kjo nuk është transmetuar, kjo thuhet në fillim të hytbes, kjo thuhet në fillim të hytbes, por që ta vonojë atë dhe të përfundojë hytben me të, atëherë kjo nuk është transmetuar. Nëse e bën ndonjëherë nuk ka asgjë të keqe, por që ta thotë vazhdimisht kjo nuk lejohet sepse kjo nuk është transmetuar.