Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përgjegjësia e burrit ndaj gruas dhe bojkotimi i saj

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tafsirayat-12-07-1435-01_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu (te ala) ka thënë:

”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!En-Nisa, 4:34

Çka do të thotë ajeti? Çka do të thotë mosbindje?

Përgjigje: Kjo do të thotë se burri është përgjegjës për gruan, e furnizon atë, i siguron strehim, kujdeset për të, e mbron atë nga devijimi. Ai është bariu i saj, ai është përgjegjës për të në ditën e gjykimit. Ai nuk duhet ta lejojë atë që të hyjë e del si të dëshiron ajo. Ai është përgjegjës për të.”

Pyetje: Çka do të thotë mosbindje?

Përgjigje: Kundërshtimi i burrit nga ana e gruas. Mosbindje është të mos ketë marrëdhënie seksuale me të.

Pyetje: A lejohet bojkotimi para këshillimit, apo duhet të bëhen me rend sikurse në ajet?

Përgjigje: Siç thuhet në ajet:

“Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat…”

Nëse bojkotimi nuk sjell dobi:

”dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas)!”

Rrahja nuk duhet të jetë e dëmshme; eshtrat e saj nuk lejohet të thyhen, dhe lëkura e saj nuk lejohet të pëlcas. Ajo duhet rrahur për tu mësuar.

Pyetje: A është bojkoti i kufizuar?

Përgjigje: Ai zgjat derisa ajo të pendohet dhe sillet mirë. Për derisa ajo kundërshton, ai duhet ta bojkotojë atë.

Shpërndaje: