Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (12)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për t’u përgjigjur në ftesën e dasmës e cila kërkon udhëtim të largët?”
Përgjigje: “Nuk është e detyrueshme përgjigja në ftesën e dasmës kur udhëtimi është i gjatë, dhe kjo për arsye se:
1 – Udhëtimi i gjatë është mundim.
2 – Humbje kohe.
3 – I zoti i dasmës nuk ka ndonjë dobi të madhe nga prania e mysafirit nëse ata nuk janë kushërinj apo shumë të afërm me të, ku në këtë rast ai mund të ndjehet i vetëm pa praninë e të afërmve.”