Imam Ali bin Ali bin Muhammed bin Ebil-‘Izz ed-Dimeshkij el-Hanefij
Burimi: “Sherhul-‘Akidetit-Tahauijjeh”, 2/452-453
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Në lidhje me këtë çështje, vije në shprehje një pyetje më se e njohur: “Profeti Muhamed salAllahu alejhi ue selem është më i mirë/dalluar sesa Ibrahimi alejhis-selam, atëherë si mund të dërgohet salavate ashtu siç dërgohet për Ibrahimin, ku në parim, ai që cilësohet sikur tjetri, ky “tjetri” është më i dalluar sesa ai që cilësohet se i ngjason atij? Si mund t’i bashkojmë këto dy faktorë me njëra-tjetrën që në dukje janë të kundërta?”
Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur dijetarët me përgjigje të ndryshme dhe të shumta, ku ne nuk do t’i përmendim të gjitha.[1] Përgjigja më e mirë që është dhënë është se: “Nga familja e Ibrahimit ka pasur profet, gjë të cilën nuk e gjejmë tek familja e Muhamedit. Prandaj, nëse dërgohen salavate mbi Muhammedin salAllahu alejhi ue selem dhe familjen e tij ashtu siç është dërguar salavate mbi Ibrahimin alejhis-selam dhe familjen e tij, atëherë mbi familjen e Muhamedit kjo vije në vend ngase ata nuk arrijnë gradën e profetëve (nga pasardhësit e Ibrahimit). Pra, këtu kemi vlerën shtesë të profetëve në njërën anë ndaj familjes së Muhamedit. Ndërsa, kur jemi tek krahasimi i Ibrahimit ndaj Muhamedit salAllahu alejhima ue selem –i cili ka vlera dalluese që nuk i kanë të tjerët, themi se: Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është prej familjes të Ibrahimit dhe më i miri prej tyre. Prandaj, fjala jonë: “… ashtu siç ke dërguar salavate (mëshirë) mbi familjen e Ibrahimit”, përfshin dërgimin e salavateve edhe ndaj vetë Muhamedit dhe të gjithë profetëve pasardhës/familje të Ibrahimit, por edhe vetë Ibrahimin. Ashtu siç thotë Allahu:
إِنَّ اللّهَ اصْطَفَى آدَمَ وَنُوحًا وَآلَ إِبْرَاهِيمَ وَآلَ عِمْرَانَ عَلَى الْعَالَمِينَ
“Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).” 3:33
Pra, Ibrahimi dhe ‘Imrani janë pjesë e familjes së Ibrahimit përkatësisht ‘Imranit. E njëjta gjë është e përmendur edhe tek familja e Lutit dhe vetë Luti alejhis-selam bën pjesë në familjen e tij.
E njëjta gjë është përmendur edhe tek familja e Fir’aunit, dhe vetë Fir’auni bën pjesë në familjen e tij.
Gjithashtu, kur Ebu Eufa radijallahu anhu erdhi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe e dha zekatin, Profeti salAllahu alejhi ue selem u lut për të duke thënë:
اللهم صل على آل أبي أوفى
“O Zot mëshiroje familjen e Ebi Eufa-së.”
Prandaj, në transmetimet në të cilat edhe pse përmendet edhe Muhamedi salAllahu alejhi ue selem veçmas dhe familja e tij veçmas, nuk do të thotë se ai bën pjesë si i vetëm në këtë salavat (por bën pjesë tek familja (v.p.)).
[1] Shih në “Xhelaul-Efham” të Ibnul-Kajjimit 219/232.