Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përgojimi i dijetarëve dhe i sundimtarëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka disa pyetje rreth asaj se çfarë është i detyruar të bëjë personi nëse dëgjon një person të thjeshtë ose një student t’i nënvlerësojë disa thirrësa në fe dhe disa dijetarë? Çfarë jemi të obliguar të bëjmë në këtë rast?”

Përgjigje: “Është obligim që ata të këshillohen. Nëse e sheh se një person i cili flet ndaj njerëzve dhe ndaj dijetarëve në veçanti, ti duhet ta këshillosh atë dhe t´i thuash atij se kjo është përgojim dhe e ndaluar.

Allahu (te ala) ka thënë:

”… dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” (49:12).

Përgojimi ndaj dijetarëve dhe sunduesve është edhe më i rënde. Kjo shpie që besimi ndaj dijetarëve dhe sundimtarëve të pakësohet, e që shkakton armiqësi në shoqëri. Kjo shkakton shkatërrim të madh. Përveç kësaj, përgojimi është sikur të hashë mishin e njeriut:

Allahu thotë: Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” (49:12).

Nëse e shihni dikë duke folur për këto çështje, obligohesh që ta këshillosh atë. Ose e pranon ai këshillën ose largohesh nga ai vend ku flitet ashtu. Mos u ul me të dhe mos merrë pjesë në këto tubime të cilat i japin rëndësi shpifjeve dhe përgojimeve ndaj njerëzve të mirë, apo sundimtarëve. E aq më largë nga tubimet, ku flitet për fshehtësitë e njerëzve.”

Shpërndaje: