Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A konsiderohet përgojim nëse unë them për një mysliman çfarë ai e urren, mirëpo nuk e përmendi emrin e tij dhe dëgjuesi nuk e njeh atë?”
Përgjigje: “Nëse në të folurit e tillë ka dobi të bazuar në sheriat, atëherë lejohet dhe nuk ka asgjë të keqe. Në të kundërtën, nuk është e lejuar.
Në parim, njeriu duhet t’i mbuloj të metat e të tjerëve dhe nuk duhet të përhapë gabimet dhe mangësitë e tyre. Thotë Allahu:
إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَنْ تَشِيعَ الْفَاحِشَةَ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَة
“Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën.” 24:19
Pra, lejimi i këtij veprimi ka të bëj me atë se a ka apo jo dobi të ligjshme të bazuar në sheriat.”