Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përhapja e audio-kasetave me refuzime

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (60 A) 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për përhapjen e audio-kasetave në të cilat nxënësit e dijes refuzojnë njëri-tjetrin?”

Përgjigje: ”Audio-kasetat të cilat flasin për këto gjëra, e që në realitet nuk kanë të bëjnë përveç se me mosmarrëveshje ndërmjet tyre, unë mendoj se ato kurrsesi nuk duhet përhapur. Ato shkaktojnë vetëm huti dhe ndarje në grupe për ata që i dëgjojnë.

Mirëpo, në qoftë se ka nevojë për një refuzim në të cilin publikohet ndonjë gjë e kotë dhe është e obligueshme që të bëhet sqarimi i tillë, atëherë ajo audio-kasetë duhet përhapur. Refuzimi (i kësaj kategorie) pra duhet që patjetër të përhapet. Dhe kjo gjë (refuzimi), njihet nëpërmjet faktorëve gjegjëse, nëse ajo është vetëm një mosmarrëveshje ndërmjet dikujt apo është sqarim i së vërtetës.

Pra, nëse kemi të bëjmë vetëm me sqarim të së vërtetës, atëherë duhet të përhapet ajo audio-kasetë. E nëse është vetëm një mosmarrëveshje, atëherë nuk duhet të shpërndahet. Njerëzit, me të vërtetë kanë nevojë të madhe për atë që i bashkon ata, e jo anasjelltas.

Ju e dini që të rinjtë nuk i kuptojnë gjërat në mënyrë të drejtë. Ndoshta njëri mashtrohet nga tjetri dhe një tjetër nga tjetri. Si rezultat i kësaj lindin keqkuptime.”

Shpërndaje: