Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: ‘Umdetul-Fikh (456-458)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Gruaja që ndahet nga burri i saj para se ata të kenë marrëdhënie intime, ata nuk kanë periudhë pritjeje. Allahu (Te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَكَحْتُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحًا جَمِيلًا
“O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar, por jepuni një dhuratë të kënaqshme dhe i ndani njerëzishëm.” 33:49
Gratë të cilat kanë periudhë të pritjes në rast të shkurorëzimit, ndahen në katër grupe:
1 ) Gratë shtatzëna – Periudha e pritjes së tyre përfundon kur ato të lindin fëmijën. Allahu Te’ala ka thënë:
وَأُولاتُ الأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
“Kurse, për gratë shtatzëna koha e tyre e pritjes është deri në lindjen e fëmijës.” 65:4
Nëse gruaja është shtatzënë me binjakë, dhe njëri prej tyre vonohet në lindje, atëherë periudha e saj e pritjes mbaron kur të lindë fëmija (binjaku) i dytë.
2 ) Gratë të cilave burrat iu kanë vdekur – Periudha e pritjes së tyre është katër muaj e dhjetë ditë. Thotë Allahu Subhaneh:
وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنْفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا
“Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij).” 2:234
Dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تحد على ميت فوت ثلاث، إلا على زوج أربعة أشهر وعشرًا
“Nuk lejohet për gruan që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tre ditë, përveç për burrin e saj, duke mbajt zi katër muaj e dhjetë ditë.” Buhariu dhe Muslimi.
3 ) Gratë e shkurorëzuara të cilat kanë periudhën e tyre menstruale – Periudha e tyre e pritjes është kalimi i tri periudhave menstruale.
Thotë Allahu Te’ala:
وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوَءٍ
“Gratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore…” 2:228
4 ) E katërta: Gratë që nuk mund të kenë periudhën e tyre menstruale (atyre të cilave nuk u vinë më menstruacionet)– Periudha e pritjes së tyre është tre muaj. E njëjta gjë vlen edhe për gruan që asnjëherë nuk ka pasur menstruacione. Thotë Allahu Subhanehu ue Te’ala:
وَاللائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِنْ نِسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللائِي لَمْ يَحِضْنَ
“Nëse dyshoni për ato gra tuajat, të cilave u janë ndërprerë menstruacionet, mësoni se koha e tyre e pritjes është tre muaj. Njësoj është edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende ato (menstruacionet).” 65:4