Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Periudha kohore e dhënies mes’h

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Adhuah-ul-Bejan (1/273)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Disa dijetarë besojnë se periudha kohore e mes’hit fillon pasi t’i jepet mes’h për herë të parë pas një gjendje të papastër (jo pasi ta ketë prishur abdesin). Këtë mendim e kanë El-Euzai, Ebu Theur, Ahmedi sipas një transmetimi dhe Daudi, En-Neueui gjithashtu anonte ka ky mendim, dhe Ibn-ul-Mundhir e zgjodhi këtë mendim dhe citoi të ngjashme nga Umer bin El-Khatabi -radijAllahu anhu-.

Ky mendim bazohet në hadithet autentike në lidhje me periudhën kohor të dhënies mes’h. Prova e tyre qëndron në fjalët e profetit ﷺ.

”Udhëtari jep mes’h tre ditë dhe tre netë.”

Kjo nuk mund të zbatohet nëse periudha kohore nuk fillon nga dhënia mes’h (e jo nga koha e prishjes së abdesit). Mendoj se ky mendim është më mbizotëruesi dhe Allahu -te ala- e di më mirë.


Auf bin Malik el-Eshxhi’ij -radijAllahu anha- tregon se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Vendasi jep mes’h një ditë e një natë, kurse udhëtari jep mes’h tre ditë dhe tre netë.” Transmeton Dhehebi.

Hudhejfeh -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Isha në një udhëtim bashkë me profetin ﷺ, ai urinoi e më pas mori abdes dhe u dha mes’h mesteve.” Umdetul Ahkam 24.

Mugire ibn Shuëbe -radijAllahu anhu- rrëfen:

“Isha në një udhëtim bashkë me profetin ﷺ dhe u ula për t’ia hequr mestet, porse ai më tha: Lëri, se i kam mbathur duke qenë me abdes. Kështu, ai u dha vetëm mes’h.” Umdetul Ahkam 23.

Shpërndaje: