“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Periudhat e ndryshme pas divorcit

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (3/1149-1150)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1582 – Babai (imam Ahmedi) im tha: Gruaja e divorcuar që ka cikël mujor duhet të presë tre cikle mujore.
Nëse ajo është aq e re apo e moshuar saqë nuk ka cikël mujor, ajo pret tre muaj.

Gruaja e ve, pavarësisht nga mosha, pret katër muaj e dhjetë ditë. Përveç kësaj, ajo ka të drejtën e trashëgimisë pavarësisht nëse është vetmuar me burrin e saj apo jo.

Nëse ajo është shtatzënë, ajo pret derisa të lindë. Kështu, periudha e pritjes së saj mbaron.

Shpërndaje: