Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përkthimi i librave të atyre që i lavdërojnë hizbitë

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkhu ynë, Allahu të ruajt! Çfarë duhet të ketë parasysh njeriu kur dëshiron të përkthejë libra? Cila është dispozita për përkthimin e librave të shkruara nga thirrës të cilët janë të njohur se lavdërojnë bidatçitë?

Çfarë thua në lidhje me Muhammed el-Urejf (Muhammed Arifin), Muhammed Husejn Jakub dhe Umer el-Eshkar? A lejohet përkthimi i disa librave të tyre në qoftë se ato janë të dobishme dhe pa gabime metodologjike? Allahu u bekoftë dhe u dhëntë mirësi, dhe ua zgjat jetën në bindje ndaj Tij!

Përgjigje: Librat e shkruara nga hizbitë ose njerëz të cilët janë sprovuar me pajtim me hizibitë në shumë çështje, nuk duhet të përkthehen. Nëse ju i përktheni librat e tyre ju kontribuoni që ata të bëhen të njohur dhe bëni që njerëzit të besojnë se ata janë në hak. Kjo nuk lejohet. Në fakt është e ndaluar për ju që të përktheni librat e shkruara nga njerëz si këta.

Shpërndaje: