Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përkthimi i predikimit të xhumasë gjatë predikimit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/node/16452

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në kompaninë tonë, ka punëtorë me më shumë se dhjetë gjuhë. Ata nuk e dinë gjuhën arabe. A është e lejueshme që një përkthyes të përkthehen predikimin e xhumasë gjatë predikimit? Do të thotë që predikues predikon dhjetë minuta që një përkthyes pastaj i përkthen dhe kështu me radhë.

Përgjigje: Nuk ka asnjë dyshim se është e rëndësishme dhe shumë e nevojshme që dëgjuesit të kuptojnë qëllimin e predikuesit në gjuhën që ata e kuptojnë. Unë kam shkruar për këtë temë dhe shpresoj që Allahu ti bëj dobi me të. Nëse predikuesi e flet gjuhën e dëgjuesve, unë besoj se ai duhet ti’a shpjegojë atyre kuptimet dhe qëllimet e predikimit në gjuhën e tyre në mënyrë që ata të përfitojnë. Nëse ai nuk e flet gjuhën e tyre, është në rregull që një përkthyes të përkthej. Atij i lejohet që ti përkthej atyre që nuk e kuptojnë gjuhën arabe, dhe i lejohet ta bëjë këtë gjatë predikimit, dhe të përkthej pas çdo pjesë fjalimi dhe i lejohet që ta bëjë këtë pas predikimit në mënyrë që ata të kuptojnë qëllimin dhe kuptimet e predikimit në mënyrë që të përfitojnë prej tij, sikurse përfitojnë vëllezërit e tyre të cilët e kuptojnë predikuesin.

Shpërndaje: