Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për kujtimin e mbajtur tek varri pas varrimit të personit?
Përgjigje: O vëllezër! Këtë e bëri i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) vetëm një herë. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë vetëm një herë dhe kjo ishte për një shkak. Njëherë e një kohë ai erdhi tek një varr që nuk ishte mbushur tërësisht. Ai atëherë u ul me shokët e tij dhe u dha atyre një kujtesë. Ishte e vetmja hërë që ai (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë gjatë jetës së tij. Prandaj, nuk lejohet të kihet si zakon për të kujtuar njerëzit në varreza.