Imam Is’hak bin Ibrahim bin Muflih el-Makdisi el-Hanbeli
Burimi: Masaibul-Insan min Mekaidish-shejtan, fq. 255
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Selefët kanë thënë se: “Veprat vlerësohen (njeriu vlerësohet) sipas veprës së fundit.”
EbuDerda radijAllahu anhu e kishte zakon të betoj në Allahun dhe të thotë: “S’ka njeri i cili është i sigurt se nuk do të humb besimin e tij, veçse me të vërtetë do ta humbet atë!”
Mensur bin ‘Ammar ka thënë: “Kur një person vdes, ai ndahet në pesë pjesë: Pasuria i ndahet trashëgimtarëve, mishi krimbave, eshtrat tokës, shpirti engjëllit të vdekjes dhe besimi Allahut nëse ai ishte i lumtur, apo ekziston frika se besimi i tij ishte për të shejtanin!”
Një nga miqtë e mi më ka treguar se si shejtani i veshur me rroba të jehudive, erdhi tek ai kur ai ishte i sëmurë. Ai e njohu shejtanin i cili ja prezantoi atij Jehudizmin, por ai kërkoi mbrojtjen e Allahut prej tij.
Ibnul-Xheuzi në “Sejdul-Khatir”, ka thënë: “E këshilloj veten dhe të gjithë ata që lexojnë këtë shkrim, që të jenë të qëndrueshëm para vdekjes. Gjëja më e mirë për besimtarin është që, ai të jetë i pavetëdijshëm në lidhje me vdekjen. Ne kërkojmë mbrojtjen e Allahut që të zgjohemi në një gjendje stabile.”
Sufjan eth-Theuri e kishte zakon të thoshte: “Unë kam frikë që të sprovohem në lidhje me vdekjen duke mu vështirësuar ajo! Prandaj, i lutem që Allahu të ma lehtësoj atë.”
Po është tërësisht e saktë! Në atë gjendje sprovat janë të panumërta. Ekziston rreziku që të të mungojë kjo jetë, ta marrësh me të keqe braktisjen e të afërmve dhe të dashurve tu, të jesh i dobët para vështirësive ose të dorëzohesh para sprovave në mënyrë që t’ia kthesh shpinën Teuhidit apo Allahut! Kur të jesh në shtratin e vdekjes, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohesh është që të pastrosh besimin tënd dhe të kërkosh falje për mëkatet tua në mënyrë që ta takosh Allahun në një gjendje të pastër. El-Xhunejd lexoi Kuran derisa ai vdiq. Kur i thuhet atij qetësohu, ai thoshte: “Tani po mbyllet libri im!”