Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Perlat janë dhuratë nga Allahu

Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/346)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَخْرُجُ مِنْهُمَا اللُّؤْلُؤُ وَالْمَرْجَانُ فَبِأَيِّ آلَاء رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

“Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale. Atëherë pra, cilën nga mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?” Err-Rrahman, 55:22-23

Ibn Ebi Hatim ka thënë: Ahmed bin Sinan na tregoi: Abdurr-Rrahman bin Mehdi na tregoi: Sufjani na tregoi, nga el-A’mash, nga Abdullah bin Abdil-lah, nga Sa’id bin Xhubejr, nga Ibn Abbasi i cili tha:

“Kur bie shi, midhjet e detit hapin guaskat e tyre. Ajo pikë e shiut që bie në midhje bëhet perlë.”

Zinxhiri i transmetimit është autentik.

Pasi që këto stoli janë begati për njerëzit, Allahu ua përkujtoi atyre dhe tha:

فَبِأَيِّ آلَاء رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

“Atëherë pra, cilën nga mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?”

Shpërndaje: