Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përmbajtja e librit së Ebu Hanifes që ia dërgoi el-Battit

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 80-81

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I tërë libri përafërsisht flet për miratimin e Irxhasë. Edhe pse Ebu Hanife, si mësuesi i tij Hammad ibn Ebi Sulejman, patën Irxha, edhe pse ata ishin dijetarët e besimit të Irxhasë se besimi përbëhet nga besimi me zemër dhe fjalë (pa vepra), sepse veprën e konsideronin si shtyllë shtesë jo esenciale. Kështu që sipas mendimit tim është shumë larg që ai të ketë shkruar librin. I tërë libri përbëhet nga argumente të detajuara dhe logjike për të miratuar bidatin. Më poshtë janë disa shembuj të saj:

1 – “Ai që humbet veprat nuk e humbë besimin e zemrës. Nëse mosveprimi do të thoshte mosbesim me zemër, personi pa veprime do të kishte braktisur besimin tërësisht.”1

2 – “Udhëzimi në besimin me zemër në Allahun dhe të dërguarin e Tij nuk është si udhëzimi në kryerjen e farzeve.”2

Në libër po ashtu miratohet se besimi i banorëve të qiejve dhe tokës, profetëve, dhe të gjithë të tjerët është një besim. Në libër thuhet:

“Njerëzit nuk kanë dallime në besim. Nga ana tjetër, ata mund të kenë dallime në vepra. Feja e banorëve të qiellit dhe feja e të dërguarve është një.”3

Edhe pse disa gjëra në këtë libër janë të njohura në lidhje me Ebu Hanifen, duke përfshirë Irxhan dhe se besimi nuk rritet ose nuk mangësohet, kështu që atribuomi i librit Imam Ebu Hanifes (rahimehullah) është i dyshimtë në zinxhirin e tij dhe Allahu e di më mirë.


1 Risalah ila Uthman el-Batti, fq. 35

2 Risalah ila Uthman el-Batti, fq. 35

3 Risalah ila Uthman el-Batti, fq. 36

Shpërndaje: