Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përmbaju librave të Selefëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (211 B)

Data e fetvas: 17/3-1420 ose 1/7-1999

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ju e dini sa libra dhe punime gjenden sot në të gjitha lëndët . A mund të na sugjeroni librat më të rëndësishme në të gjitha lëndët?

Përgjigje: Para së gjithash, unë nuk i di të gjitha lëndët dhe as nuk e di çdo gjë që shkruar në një lëndë. Nëse është kështu, Allahu nuk e ngarkon njeriun më shumë se ai mund të mbajë.

Megjithatë unë do të jap një këshill të përgjithshme. Përmbajuni librave të dijetarëve të hershëm. Ato janë më shumë të bekuara. Ato janë më shumë precize. Ato burojnë nga besimi. Megjithatë, ata nuk ishin të pagabueshëm.

Sipas asaj që kam lexuar, shumica e librave të sotme janë sipërfaqësore. Nuk ka dije të thellë, të rrënjosur në to. Nëse e sjell doktorin të rangut më të lartë e sheh se ai është bosh. Këta njerëz janë sipërfaqësorë. Në tërësi, ata vetëm dijnë të citojnë dhe madje edhe atëherë citatet nuk mund të verifikohet dhe ato janë ndoshta edhe shtrembëruara. Sepse ata nuk kanë dije në lidhje me shumë kuptime. Ata vetëm citojnë dhe i ngatërrojnë gjërat. I këshilloj nxënësit në përgjithësi që tu përmbahen librave të dijetarëve të hershëm. Ato janë më shumë të bekuara. Ata nuk kishin thellime të kota. Kanë më pak fjalë. Autorët e sotëm mund të shkruajnë dy faqe reth një çështje dhe e vetmja gjë që ti mëson janë dy rreshta . Në librat e dijetarëve të hershëm gjendet bekim sepse ata nuk thelloheshin në gjëra të kota.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem ) ka thënë:

”Ata që thellohen në gjëra të kota janë shkatërruar.”

Ti mund të gjesh se si një tezë e doktoraturës përbëhet nga dhjetë faqe me argumentet e dy mendimeve, ndërsa dijetarët e hershëm, autorët e librave ”el- Mugni” dhe ”Sherh el- Muhadhdhab”, iu nevojiteshin vetëm dy faqe për këtë. I këshilloj nxënësit që ti kushtojnë rëndësi librave të dijetarëve të hershëm.

Pyetje: Cila libra të fikhut duhet ti zgjedhim?

Përgjigje: Një libër sikurse “el-Mugni” i Ibn Kudames dhe “Sherh el-Muhadhdhab” Neveviut. Kjo është ajo që unë e di. Mund të ketë libra të tjera që unë nuk i di.

Shpërndaje: