Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përndryshe nuk ta pranojmë pendimin

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Burimi: https://youtu.be/CvHzCsqsysk

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pastaj kur atij i qartësohet e vërteta ai thotë: ”Pendohem tek Allahu, unë kam gabuar në lidhje me këtë.”

Ata thonë: ”Jo! Kjo nuk pranohet! Ti duhet të shkruash një letër sqaruese kështu që ne të kemi një dëshmi ndaj teje deri sa të vdesësh!”

Pastaj dëshmojnë kundër tij, gjashtë, shtatë, ose dhjetë, apo tetë persona ose përndryshe pendimi i tij nuk pranohet.

Ky veprim është bidat! Bidat! Për këtë Allahu nuk ka zbritur argument.

Po, nëse ai (që është penduar) ka shkruar më parë diçka (gabim) tani, prej pendimit të tij është të shkruaj të kundërtën e asaj (duke sqaruar gabimin e tij të mëparshëm), ose nëse prej tij më parë ka dalë një audio regjistrim, prej pendimit të tij është të bëjë një audio regjistrim ku të thotë të kundërtën e asaj (duke sqaruar gabimin e tij të mëparshëm).

Ndërsa nëse një vëlla që bëri një gabim pa qëllim dhe pastaj u pendua, u kthye tek Allahu me pendim, Allahu do ta pranojë pendimin e tij.

Disa vëllezër vijnë dhe ua vështirësojnë vëllezërve të tyre dhe i detyrojnë ata që të pendohen, kështu që ata u thonë atyre:

Ata thonë: Ne nuk e pranojmë këtë nga ti derisa të dëshmosh ose të shkruash një letër sqaruese (kundër vetes tënde).

Kjo nuk lejohet! Kjo nuk lejohet!

Shpërndaje: