Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhm-ul-Fetaua 3/251
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është vendimi për përpirjen e pështymës nga agjëruesi?
Përgjigje: S’ka gjë të keqe nëse e përpinë pështymën dhe nuk njoh ndonjë kundërthënie mes dijetarëve. Kjo për shkak të vështirësisë dhe pamundësisë së ruajtjes nga një gjë e tillë.
Ndërsa sa i përket gëlbazës dhe mukozës, ato duhet patjetër që të nxirren jashtë nëse arrijnë tek goja dhe nuk i lejohet agjëruesit përpirja e tyre sepse një gjë e tillë (nxjerrja e tyre jashtë) është në mundësinë e tij dhe se nuk janë të ngjashme me pështymën.