Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përse është mbulesa obligim?

Shejkh Abdullah ibn Ubejd el-Xhabirij 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

 Qëllimi i veshjes së besimtares, është sepse Allahu ka obliguar që ajo të mbulohet. Nëse ajo vepron kështu, atëherë nuk ka mëkat nëse dikush e shiqon atë. Ky është obligimi i Allahut. Allahu iu ka obliguar mbulesën, për të gjitha muslimanet. E që nënkupton mbulesën e plotë të trupit nga shiqimet e meshkujve. Kur gruaja del nga shtëpia e saj, e mbuluar me petkun e saj siç kërkohet me fe, nuk ka pengesë, që atë ta shiqojnë muslimanët apo pabesimtarët. Muslimanët, në përgjithësi nuk veprojnë kështu (nuk shiqojnë), sepse ajo besimtare është prej bijave të tyre. Këtë e veprojnë vetëm ata që nuk i përmbahen fesë, e s’kan moral të mirë. Andaj, nuk mund të merret ky shembull asesi. Ndërsa shiqimet e pabesimtarëve, shpresojmë tek Allahu, se shiqimet e tyre nuk e dëmtojnë atë aspak. Është obligim për ty oj muslimane, që të durosh dhe të shpresosh shpërblimin tek Allahu. Gjithashtu, është obligim për ty që të mos dalësh nga shtëpia jote, përveç nëse është patjetër të obligohet një gjë e tillë. Qëndrimi në shtëpi, është më i mirë për ty. Me këtë veprim, ti mund ta ruash edhe më mirë fenë dhe moralin tënd.

Shpërndaje: