Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lexuesi: “Tërmetet do të shtohen”
Feuzan: Tërmetet do të shtohen, zelaazil (tërmetet) do të shtohen dhe është shumësi i fjalës zilzaal (tërmet) dhe kërkohet strehim tek Allahu. Tërmetet janë dridhjet e tokës. Allahu e ka bërë tokën vendbanim të qëndrueshëm me male të vendosura fort që njerëzit të jetojnë në sipërfaqen e saj. Në fund të kohës toka do të dridhet gjithnjë e më shumë, po kështu tërmetet do të ndodhin gjithnjë e më shumë.
Shumë prej vendeve do të shkatërrohen siç po ndodh sot dhe ashtu siç po dëgjoni në lidhje me këto tërmete të cilat dërrmojnë shumicën e njerëzve dhe shkatërrojnë shumë vende. Këto janë dënime që Allahu ua dërgon robërve të tij nëse ata prishen dhe ndodhin në fund të kohës, Allahu u dërgon dënime. Nga një këndvështrim ato janë ndëshkime dhe nga një këndvështrim tjetër përkujtim. Ato janë kujtesë për pasuesit e imanit, që ata të zgjohen dhe të pendohen tek Allahu. Nuk thuhet se këto tërmete janë “fenomene natyrore” (ndodhin vetvetiu pa caktimin e Allahut) siç thonë tani ata që besojnë se tërmetet janë fenomene natyrore dhe injorantët. Ata thonë se janë fenomene natyrore që ndodhin si rezultat i veprimit të “forcave të natyrës” dhe nuk nënkuptojnë asgjë, nuk nënkuptojnë asgjë, janë fenomene natyrore dhe kaluese. Jo, nuk është ashtu! Përse këto “fenomene natyrore” nuk ishin të pranishme [kaq shumë] në të kaluarën?! Për shkak se njerëzit ishin të drejtë dhe të devotshëm. Këto dukuri po ndodhin kah fundi i kohës, ato janë paralajmërim dhe këshillë për njerëzit që ata të kenë kujdes.