Imam Ibn-ul-Arabi
Burimi: el-Ahkam 4/354
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një prej Sahabëve lexonte suretul-Ihlas në çdo rekatë kur ai u printe njerëzve në namaz. Xhemati i tij i treguan Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) i cili e pyeti edhe për shkakun që e shtynë të veprojë kështu. Burri tha: “Unë e dua këtë sure”. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha: “Dashuria jote për atë sure të ka futur ty në xhenet.” Tirmidhi nr. 2901 Hasen dhe autentik nga Tirmidhi. Kjo dëshmon se është e lejueshme për të përsëritur një sure në çdo rekatë të namazit.