“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Përshëndetja me selam për atë që hynë në xhami

Imam Salih bib Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Nëse njeriu hyn në xhami, a duhet t’u jap selam atyre që janë brenda në xhami? Çfarë të bëj, nëse ata janë larg nga ai?”

Përgjigje: ”Po, ai duhet t’u jap selam atyre që gjenden në xhami, apo në ndonjë vend tjetër. Nëse njeriu kalon pran dikujt, apo shkon tek dikush, i jep selam qoftë kjo në xhami apo në ndonjë vend tjetër. Ky veprim është sipas Sunnetit. Të fillosh me selam është praktikë e vërtetuar me Sunnet dhe kthimi i tij (selamit) është vaxhib (obligim).

Thotë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem):

“A dëshironi t’u mësoj një gjë, të cilën po e bëtë do të duheni mes vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”

Nëse personin të cilin e përshëndet është larg nga ju dhe nuk ju dëgjon, atëherë ti i bën shenjë me dorë dhe e përshëndet më selam. Nuk mjafton vetëm të ngritësh dorën, por patjetër të shqiptosh selamin dhe të ngritësh dorën, që ai të kuptojë se ti po e përshëndetë atë me selam, – dhe kështu ai të kthejë selamin.”

Shpërndaje: