Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përshëndetjet mes burrave dhe grave

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (13)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Burri nuk përshëndet gruan dhe gruaja nuk e përshëndet burrin. Kjo është një sprovë. I vetmi përjashtim është në bisede telefonike. Në këtë rast përshëndet aq sa është e nevojshme dhe jo më shumë. Një përjashtim tjetër është që të shkosh në shtëpi të dikujt dhe sheh një grua që e njeh dhe e përshëndet. Kjo është e lejuar gjithashtu. Ndërsa prej sprovave më të mëdha është që të dalësh në treg dhe të përshëndetësh gratë. Në këtë rast nuk përshëndet ato.

Në lidhje me puthjen mahrameve në kokë apo në ballë, ska gjë të keqe në këtë. E njëjta gjë vlen edhe që t’i puthë ato në faqe, nëse është i ati është ai i cili puthë vajzën e tij. Ebu Bekri (radij Allahu anhu) vizitoi Aishen (radij Allahu anha) kur ajo ishte e sëmurë dhe puthi në faqe. Kjo është e lejuar. Në qoftë se gruaja nuk është vajza juaj e puthë në kokë dhe në ballë. Ndërsa në lidhje me përshëndetjen për dore me gjininë e kundërt, kështu që është e ndaluar nëse ato nuk janë Maharim. Shtrëngimi i duarve shkakton me lehtë sprova se sa shiqimi me sy.

Shpërndaje: