Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (19 B), min: 31:47
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një i ri fetar që luan me fëmijët dhe të rinjtë e lagjes. Vëllezërit i thonë atij se kjo nuk i ka hije, sepse ai është fetar. Ata janë të shëmtuar në gjuhën e tyre dhe ndonjëherë mund të jenë të shkujdesur ndaj disa namazeve. A i lejohet atij që të luaj me ta?
Përgjigje: Para së gjithash, duhet shmangur vendeve të dyshimta. Një burrë që shoqërohet me fëmijë dhe adoleshentë ngre dyshime tek njerëzit. Ai duhet të shmangët nga gjërat e tilla. Një herë kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) e përcolli Safijen nga xhamia, dy sahabij i panë ata dhe filluan të ecin më shpejtë. Atëherë ai tha (salAllahu alejhi ue selem):
“Qetësohuni. Kjo është Safija.” Ata thanë: “SubhanAllah! –dmth nuk dyshojmë gjë- “Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Shejtani rrjedh në njeriun si gjaku. Pata frikë se ai do të hidhte diçka në zemrat tuaja.”1
Kjo përkundër faktit se është larg sa toka nga qielli që i dërguar të gjendet në vende që nuk i ka hije.
Kështu, unë e këshilloj vëllain fetar që të shmangë vendet e dyshmta, në mënyrë që të dy nderi dhe feja e tij të jenë të sigurta. Unë gjithashtu kam frikë se shejtani ta bind atë që të bëjë diçka të keqe me këta fëmijë.
Po, që ai të bëj shaka me ndonjërin prej tyre nuk ka të keqe nëse zemra është e shëndetshme. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ishte i sjellshëm me fëmijët dhe mund të bënte shaka me ta. Ishte një djalë i vogël që kishte një zog që quhej Nughejr. Ai ishte i lumtur për zogun e tij dhe luante me të. Zogu vdiq dhe djali u mërzit prandaj i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) i thoshte atij:
“Çfarë ndodhi me Nughejrin, O Ebu Umejr?”
Sa i përket shoqërimit me fëmijë dhe djelmosha, unë e këshilloj që t’i lërë ata në mënyrë që edhe nderi edhe feja e tij të jenë të sigurta. Ai nuk duhet të shoqërohet me ta edhe as për hir të davetit. Në vend të kësaj, ai duhet të shkojë tek ata me shoqërinë e dikujt tjetër dhe t’i thërrasë ata. Ai nuk do të jetë i vetëm me ta.
1 Bukhari (2035) dhe Muslimi (2175).