Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (11), min: 40:05
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Umdah_20_05_1434.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Disa njerëz të aftë, zgjedhin të qëndrojnë ulur në rekatin e dytë të namazit të sabahut derisa imami të zbresë në ruku. Vetëm atëherë ata ngrihen për të rënë në ruku me imamin. A është i vlefshëm namazi i tyre?
Përgjigje: Jo. Ai ka braktisur qëndrimin në këmbë, e cila është shtyllë e namazit. Ai duhet të qëndrojë të paktën që të lexojë el-Fatihan. Nëse qëndron pa arsye më pak se kaq, atëherë namazi i tij është i pavlefshëm, sepse ai ka braktisur një shtyllë të namazit. Duhet të kihet kujdes në këtë.