“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Personi i ashpër, ai mesatar dhe i butë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi:Mexhmu-ul-Fataua (27/171-172)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kur disa njerëz këshillohen që të mos veprojnë veprime që e kundërshtojnë Sheriatin, ata thonë se nuk duhet qenë shumë i ashpër dhe ekstrem, dhe në vend të kësaj duhet qenë mesatarë. Çfarë do të thotë të qenurit mesatarë?”

Përgjigje: ”Ai që këshillohet që të heq dorë nga diçka e ndaluar dhe të bëjë diçka të detyrueshme në Sheriat, dhe deklarohet në këtë mënyrë, ai ka gabuar. Ai është i detyruar që ta falënderoj këshilluesin e tij dhe të llogaris veprat e veta. Nëse këshilla është e saktë ai duhet të distancojë veten nga e ndaluara dhe të bëjë gjërat e detyrueshme.

Në lidhje me fjalën e tij se ai është shumë i ashpër, është Sheriati i cili vendos se çfarë është shumë i ashpër, i lehtësuar dhe mesatarë. Ajo që është në përputhje me Sheriatin është mesatare. Ajo që tejkalon kufirin e tij është shumë i ashpër. Dhe ajo që është shkujdesje është mangësim.

Është Sheriati që cakton kriterin e së tërës. Mesatarë do të thotë të jesh në përputhje me Sheriatin. Ajo që është në përputhje me Sheriatin është mesatare.”

Shpërndaje: