Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Meftuh (162 A)
Data: 13/3-1418 ose 18/7-1997
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sejjid Kutb në librin e tij ”Drejtësia kolektive” fq. 206 thotë:”Dhe ne anojmë kah konsiderimi i hilafetit të Aliut (radijAllahu anhu) vazhdimësi natyrore e hilafetit të dy halifeve para tij (Ebu Bekrit dhe Umerit), kurse koha e Uthmanit ka qenë zbrastësirë në mes atyre dyve (në mes hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit, dhe në mes hilafetit të Aliut)”!
Çfarë mendoni në lidhje me personin i cili injoron hilafetin e Uthmanit (radijAllahu anhu) dhe thotë se hilifeti i Aliut është vazhdim i natyrshëm i hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit?
Përgjigje: Këta janë ata që thonë se hilafeti i Aliut është një vazhdim i jetës së të dërguarit (alejhis-salatu ues-selam).
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kushdo që shpif (flet kundër) për ndonjë nga katër hilafetet është më i humbur se gomari i shtëpisë së tij.”
Si mund të pajtohen myslimanët në halifatin e Uthmanit duke përfshirë edhe besatimin e Aliut (radijAllahu anhu) i cili e bëri këtë pa asnjë detyrim, e të thuhet se hilafeti i tij është i pavlerë?!
Ai që e përgojon atë, ai veçse i ka nënçmuar dhe kritikuar Muhaxhirët dhe Ensarët.