Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Bulug Maram, Kitabu Sijam, kaseta 5
www.perlatmuslimane.com
Imam Uthejmin flet në lidhje me hadithin e Ebu Hurejrës (radijAllahu anhu) ku thotë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Ai që është agjërueshëm dhe e mund e vjella, ai nuk duhet ta kompensojë atë ditë. Ai që vjell qëllimisht, ai duhet ta kompensojë atë ditë.”
Sahih, Ebu Daud, hadithi nr 2380, Tirmidhiu, hadithi nr 720, Ibn Maxheh, hadithi nr 1676.
Gjithashtu prej dobive që përfitohen nga hadithi është se nëse personi detyrohet të bie në gjëra të ndaluara (pa dëshirën apo vullnetin e tij), për këto ai nuk ka asnjë përgjegjësi (nuk ka gjynah), shembull?
Në namaz, p.sh. një person foli pa dëshirën e tij, nxori një fjalë, p.sh. diçka bie mbi të dhe ai thotë: “Eh.”
Kjo fjalë doli prej tij pa dashur (sikur të jetë i detyruar) apo jo?
Kjo fjalë që ai tha: ”Eh”, është sikurse mbyllja e syrit kur bie diçka mbi të, pasi nëse mbi syrin tënd bie diçka, ai mbyllet vetvetiu pa dëshirën tënde. Kështu është dhe për sa i përket kësaj fjale që nxori ky person.
Gjithashtu ajo që duket qartë është se edhe ata që janë me vesvese, i përkasin kësaj kategorie. Ka njerëz, e lusim Allahun të na ruajë dhe të na japë mirëqenie, që i kanë këto vesvese, të cilët nxjerrin fjalë pa dashur ata, duke qenë si të detyruar, pra në dukje dhe këto janë të kësaj kategorie dhe për këtë gjë tregon fjala e Allahut të Lartësuar:
“Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” El-Bekare, 2:286.