Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam, fq. 87
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për një musliman i cili nuk ka agjëruar gjatë Ramazanit për disa vjet pa ndonjë arsye të justifikueshme ndërsa ai praktikon pjesët tjera të Islamit, tani ai është penduar?
Përgjigje: Mendimi më i saktë është se ai nuk është i detyrueshëm që t’i kompensojë ato ditë të cilat qëllimisht i ka braktisur gjatë Ramazanit nëse ai është penduar. Arsyeja është se çdo adhurim i cili ka kohën e vet të caktuar gjatë së cilës duhet të kryhet, nuk pranohet nga Allahu nëse nuk është kryer në kohën e vet dhe është shtyrë qëllimisht. Për këtë arsye nuk ka kuptim që të bëhet kompensimi në këtë rast. Ai duhet të pendohet sinqerisht tek Allahu dhe të bënë vepra të mira shtesë. Allahu do të pranojë pendimin e atij që kthehet tek Ai me pendim.