Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mausu’at ul-Ahkam uel-Fataua esh-Sharijjah, fq. 682
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një njeri dëshiron të bëjë umren në Ramazan por ai nuk mund ta vesh ihramin sepse është i paralizuar apo i gjymtë. Ai i lejohet atij që në vend të ihramit të vesh rroba të tjera, dhe a duhet të paguaj dëmshpërblim për këtë?
Përgjigje: Po, nëse një person nuk mund ta vesh ihramin, ai në vend të kësaj vesh rroba të tjera të përshtatshme që janë të lejuara për tu veshur. Dijetarët thonë se ai ose duhet të therë një dele dhe ta shpërndajë atë në mesin e të varfërve apo të ushqyej gjashtë të varfër, çdo të varfëri duhet t’i jep rreth një kilogram ushqim ose duhet të agjërojë tri ditë. Dijetarët kanë ardhur në këtë përfundim kur ata bënë analogji me personin i cili obligohet të rruaj flokët e tij, e cila përmendet në ajet:
”Dhe mos i rruani kokat tuaja derisa kurbani të mbërrijë në vendin e caktuar për t’u therrë. Ndërsa kushdo që është i sëmurë ose ka plagë në kokë (e cila duhet të rruhet), atëherë ai duhet të paguajë shpërblesë (fidjeh), ose me agjërim (tri ditë), ose duke dhënë sadaka (lëmoshë, të ushqejë gjashtë të varfër), ose duke prerë kurban (një dele).” [El-Bekare: 2:196]
Profeti ﷺ ka treguar se agjërimi duhet të jetë tre ditë, bamirësia duhet të jetë të ushqyerit e gjashtë personave të varfër me rreth një kilogram ushqim dhe se therja është që të theret një dele.