Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të qepurat dhe domethënia e saj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (1/355)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

”Sa i përket fjalës së dijetarëve -Allahu i mëshiroftë- se muhrimi nuk duhet të vesh asgjë të qepur, kështu që i pari i cili e tha këtë ishte fakihu i tebiinëve Ibrahim en-Nakhai -Allahu e mëshiroftë-. Ai kishte për qëllim rrobat që janë të përshtatura përgjatë trupit apo përgjatë ndonjë pjese të trupit e jo një veshje e përbërë nga qepjet.

Njerëzit e thjeshtë sot e kanë kuptuar nga kjo se dijetarët kanë për qëllim çdo gjë që është e qepur. Ata madje edhe pyesin lidhur me pantoflat e qëndisura. A lejohet të ecim në to? Ato kanë qepje. Ata madje pyesin edhe lidhur me izarin e arnuar dhe ridan vetëm sepse ka qepje në to dhe kështu me radhë…”

Shpërndaje: