Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Likaush Shehriu (51B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Thotë; Shejkh i nderuar! Një person është invalid dhe ka vështirësi kur merr abdes. Ai është një burrë që përdor panolina. A i lejohet atij që të merr tejmum?”
Përgjigje: ”Po! Them; Nëse ky burrë ka vështirësi në përsëritjen e abdesit, atëherë ekziston një zgjidhje nëse është e mundur.
Ai mund të bashkojë midis namazit të drekës dhe të ikindisë në kohën e ikindisë dhe midis akshamit dhe jacisë në kohën e akshamit.
Ai duhet të marr abdes në kohën e namazit të ikindisë. Për cilat namaze? Për cilat namaze? Për namazin e drekës dhe të ikindisë, ky abdes i mjafton atij për akshamin dhe jacinë (duke i falur të dyja) në kohën e akshamit.
Pra, i mjafton një abdes i vetëm për katër namaze, pasi të sëmurit i lejohet që t`i bashkojë namazet, përveç namazit të sabahut për të cilin duhet të merr abdes.
Nëse atij nuk i mundësohet kjo dhe ka përsëri vështirësi me këtë gjë, atëherë ai duhet të merr tejmum, pasi Allahu i Lartësuar e ka bërë këtë fe të lehtë dhe falënderimet i takojnë Vetëm Atij.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مَّنكُم مِّنَ الْغَائِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ مَا يُرِيدُ اللّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍ
”Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t`ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen vjen pas kryerjes së nevojës natyrore ose keni pasur marrdhënie me bashkëshortet…”
Lidhësja ”ose” këtu është me kuptimin ”edhe”.
وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مَّنكُم مِّنَ الْغَائِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ مَا يُرِيدُ اللّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍ
”Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t`ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen vjen pas kryerjes së nevojës natyrore ose keni pasur marrdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhe të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t`ju krijojë ndonjë vështirësi,”
Kështu që themi; Merr tejmum dhe se mirësitë e Allahut janë të mëdha dhe feja e Tij është e lehtë. Po!”