Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Personi pason të vërtetën e jo njerëzit

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Burimi: https://youtu.be/pwXGG1ZXbiw

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dhe kjo është dëshmi për besnikërinë e vërtetë që një person nuk është me dikë nga radhët e njerëzve në kuptimin absolut (d.m.th. në çdo mendim dhe çështje). Sepse personi që ai mund të pasojë, mund të veprojë saktë ose mund të gabojë pavarësisht vlerave të tij. Kështu që pasuesi i së vërtetës është me të vërtetën, jo me një person të caktuar.

Kjo është një dëshmi nëse dëshiron ta njohësh veten tënde. Shiko! Nëse je me personin që e do në çdo çështje, dije që ka diçka për t’u shqetësuar, prandaj reflekto. Sepse e vërteta në mënyrë absolute nuk gjendet tek askush tjetër përveç se tek i dërguari i Allahut ﷺ. Dhe çdo njeri tjetër (ndonjëherë) gabon dhe (ndonjëherë) vepron saktë.

Sikurse ka thënë Imam Maliku: “Çdokujt i pranohet ose i refuzohet fjala, përveçse personit në këtë varr dhe bëri me shenjë drejt varrit të profetit ﷺ.” Sijar A’alam el-Nubela 8/93.

Kështu, kjo është një çështje e rëndësishme dhe një peshore e rëndësishme. Shikoje gjendjen tënde! Prandaj nëse e sheh veten tënde se pajtohesh me një person ose individ të caktuar në një organizatë specifike, nuk i kundërshton ata dije që rruga që po pason është shqetësuese, prandaj reflekto!

Shpërndaje: