Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Personi shurdhmemec dhe obligimet e sheriatit ndaj tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (11 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është personi i shurdhët dhe memec i obliguar me ibadete, si të gjithë muslimanët e tjerë?

Përgjigje: Personit shurdhë memec i mungojnë dy shqisa, të dëgjuarit dhe të folurit. Megjithatë, ai sheh. Atë që ai mund të kuptojë nga Islami përmes shikimit, ai obligohet me të, dhe atë që ai nuk mund ta kuptojë, ai nuk obligohet. Por nëse janë gjëra që mësohen vetëm me anë të ndëgjimit, ndërsa ai nuk e kupton me anë të shenjave – atëherë ai nuk obligohet.

Pra, nëse ai nuk kupton asgjë prej Islamit dhe ka prindërit muslimanë, ose njërin prind musliman, ai merr të njëjtin gjykim si ata dhe prandaj konsiderohet si musliman. Por nëse ai është i rritur, i aftë psiqikish dhe i pavarur, atëherë vetëm Allahu e di për të. Por, për sa kohë që ai jeton në mesin e muslimanëve, ne gjykojmë sipas asaj të dukshmes dhe e shohim atë si musliman. Ai duhet të mësojë disa gjëra me anë të gjuhës së shenjave. Unë e di se në institutin e të shurdhërve në Rijad flasin gjuhën e shenjave më shpejt se sa flitet me gojë. Ka njerëz që i shpjegojnë gjërat atyre në gjuhën e shenjave. Ata e kuptojnë menjëherë.

Shpërndaje: