Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Kitab Mexhmu el-Fataua ue Makalat Mutanauui’ah li Samahat el-Shejkh el-Al-lameh Abd Al-Aziz ibn Baz rahimehullah, vol. 8, fq. 423
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Nëse një person është steril dhe nuk ka fëmijë, dhe ai lutet me lutjen të cilën u lutë Zekeria alejhi-selem i cili tha:
”(Përkujto) Edhe Zekerijain kur e luti Zotin e vet: ”Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt).” [el-Enbija 21:89]
A është në rregull kjo?”
Përgjigje: ”Hamdi i qoftë Allahut.
Me aq sa di unë, nuk ka asgjë të keqe me thënë këtë lutje. Po edhe nëse bën lutje tjetër pos kësaj, si duke thënë, ”O Allah, më furnizo me pasardhës të mirë, O Allah, më dhuro pasardhës të drejtë” dhe lutje të ngjajshme, të gjitha këto janë në rregull. Apo si fjala e Allahut të Lartësuar:
”Zoti im, falma edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”! [Al-Imran 03:38]
Dhe është e rekomanduar për të që të shkojë dhe të vizitojë mjekët specialist për këtë, sepse mund të ndodhë se ai nuk është steril, por mund të egzistoj ndonjë penges që mund të trajtohet. Dhe propozohet që ai të martohet me një grua që ka lindur fëmijë më herët, sepse problemi mund të qëndrojë tek gruaja e tij, e jo tek ai, dhe ndoshta Allahu e furnizon atë me pasardhës të mirë në këtë mënyrë. Është transmetuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Martohuni me gratë që janë frytdhënëse dhe të dashura, sepse unë do të krenohem me numrin tuaj të madh përpara umeteve në Ditën e Ringjalljes.”