Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa el-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (779)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Ndodhte që të dërguarin e Allahut ﷺ ta zinte agimi, duke qenë xhunub për shkak të marrëdhënieve intime me gratë e tij, pastaj lahej dhe agjëronte.” 1
Shumica e dijetarëve nga sahabët e profetit ﷺ dhe të tjerë e praktikuan këtë hadith. Këtë mendim e kanë Sufjani, Shafei, Ahmedi dhe Is’haku. Disa tebiin besonin se kushdo që gdhihet duke qenë xhunub duhet ta kompensojë atë ditë. Sidoqoftë, mendimi i parë është i sakti.
Hadithi i Aishes dhe Ummu Selemes është i mirë dhe autentik.
1 Hadithi është autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen et-Tirmidhi (779)”.