Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përuluni në sexhde para Ademit!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu tha:

“A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!” Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit!” El-Bekare, 2:33-34

Dhe deri në fund të ngjarjes.

Sexhdën që ja bënë Ademit ishte “përshëndetje” e jo “sexhde adhurimi”. Kjo mënyrë e përshëndetjes ishte e njohur deri sa u dërguar profeti ﷺ. Ata i bënin “këtë sexhde që ishte përshëndetje” mbretërve të tyre, njerëzve të respektuar, atyre që i donin, kjo sexhde është “përshëndetje”. Pastaj Allahu e shfuqizoi atë dhe ndaloi që t’i bëhet ky lloj sexhde njerëzve. Kur Muadh ibn Xhebeli dëshiroi t’i bënte këtë lloj sexhde të dërguarit ﷺ, i dërguari ﷺ e ndaloi atë që të veprojë këtë. Kjo sexhde është shfuqizuar. Dhe sexhdja që engjëjt ja bënë ademit ishte përshëndetje e jo sexhde adhurimi.

Shpërndaje: