Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (19)
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Sa e saktë është thënia se ai që e prish agjërimin (gjatë ditës) me anë të marrëdhënies intime, përveç kefaretit (shlyerjes së njohur), duhet që dhe ta kompensojë atë ditë agjërimi, ndërkohë që ajo që është e njohur nga hadithi është se obligohet për të vetëm kefareti (shlyerja), dhe nëse është e saktë që (përveç kefaretit) duhet që ajo ditë të kompensohet, cili është argumenti për këtë?
Përgjigje: Për këtë ka transmetime siç thotë el hafidh ibn Haxher el Askalani se i dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) personin që e prishi agjërimin me anë të marrëdhënies intime (gjatë ditës), e urdhëroi me kompensimin e asaj dite. Vetë ibn Haxher thotë që secili prej këtyre transmetimeve në vetvete është i dobët por të marra së bashku, këto transmetime e forcojnë njëra-tjetrën dhe nga këtu lind fjala e atyre që thonë se është obligim kompensimi i kësaj dite për sa i përket atij që e prishi agjërimin me anë të marrëdhënies intime (gjatë ditës) përveç faktit që personi duhet që dhe të bëjë kefaretin (shlyerjen) e njohur.