Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përzierja e grave me burra në dasma

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://youtu.be/dAcIfy54ags

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Tek ne në Sudan dhe në disa shtete tjera arabe, ka disa zakone ku nëpër dasma, meshkujt dhe femrat luajnë valle së bashku. Na thoni se, a është ky veprim i lejuar apo jo?!”

Përgjigje: “Manifestimet nëpër dasma nga ana e grave dhe, vallja në mesin e tyre pa përzierjen me meshkuj apo pa i parë ata, nuk ka asnjë të keqe.

Gjithashtu, të tubuarit e meshkujve nga ana e dhëndrit në shtëpinë e tij, për të ngrënë ushqim apo për të pirë çaj e gjëra të tjera, nuk ka asnjë të keqe.

Ndërsa, të përzierit e femrave me meshkuj në dasma, kjo nuk është e lejuar. Gjithashtu, të vallëzoj burri me gra është vepër e urryer dhe nuk është e lejuar. Kjo është prej gjërave që shkakton provokime (fitne), është veprim i shëmtuar dhe të njëjtën kohë është i ndaluar.”

Shpërndaje: