Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 1/90
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Si t’i përgjigjem këtij dyshimi: Kur ne themi: ne nuk duam të studiojmë në universitet për shkak të përzierjes mes dy gjinive, disa thonë: E kush duhet t’i mësojë vajzat pra? A dëshironi që të zbresin nga qielli mësuese e mjeke?”
Përgjigje: ”Para kësaj, a e ka obliguar Allahu gruan që të shkojë në shkollë dhe të mësojë kimi, fizikë, matematikë dhe të shkojë në universitet për t’u bërë inxhinjere, apo drejtime të tjera? Unë dua një dëshmi se Allahu e ka obliguar gruan të veprojë një gjë të tillë. Përkundrazi, realiteti është në anën e kundërt.
Allahu u thotë grave të Profetit:
”Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë e mëkatit dhe t’ju pastrojë plotësisht.” (33:33).
Pastaj, zemra jote nuk është në dorën tënde. Ti ndoshta kalonë në rrugë dhe sprovohesh. Ti mund të vishë në shkollë dhe ka mësues të ligë, i cili joshet nga ti. Sepse njerëzit janë të dhënë pas jetës së kësaj bote. Pra, zemra jote nuk është në dorën tënde. Unë të këshilloj që ta ruash zemrën tënde.
Në fakt, më e rëndësishmja është që, një person duhet të ketë kujdes për mirëqenien e zemrës së tij. Portat e mirësisë janë të shumta, kështu që kjo mund të jetë e mundur përmes mbledhjes së grave në xhami, ose në shtëpi. Pra, mirësia është në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut. Përkundrazi, njeriu nuk duhet të sprovojë veten e vet.
Më kanë thënë mua: A dëshiron të japësh mësim në Universitetin e San´as?
Unë i thashë: A ka përzierje të dy gjinive atje?
Ata thanë: Po.
Atëherë u përgjigja: ”Këtë nuk mund ta përballoj.
Kurse ata më thanë: A të vijë një shija e t’i mësojë në vendin tënd?
Unë u përgjigja: Mund të vijë një shija, një çifut ose i krishterë e t’i mësojë ata, por unë nuk do ta bëj veten time objekt për sprova.
Pra, kjo nuk është diçka me të cilën Allahu e ka obliguar njeriun. Përkundrazi, është e ndaluar për të që, të shkojë në universitet, nëse universiteti është në këtë gjendje.”