Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Uddet es-sabiriin ue dhakiratush-shakiriin
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Durimi mund të ndahen në pesë kategori, domethënë Uaxhib (i detyrueshëm), Mandub (i inkurajuar), Mahdhur (i ndaluar), Mekruh (i pa pëlqyer) dhe Mubah (i lejuar).
1) Durimi i detyrueshëm (Uaxhib):
Durimi për tu larguar nga gjërat dhe veprat e ndaluara;
Durimi në kryerjen e veprave të detyrueshme;
Durimi për tu përballuar me vështirësitë që janë përtej kontrollit të njeriut, të tilla si sëmundja, varfëria e kështu me radhë.
2) Durimi i inkurajuar (Mandub):
Durimi për tu shmangur nga gjërat e jo të urryera;
Durimi për të kryer adhurime që janë të pëlqyera dhe inkurajuese.
Durimi për të shmangur hakmarrjen.
3) Durimi i ndaluar (Mahdhur):
Durimi për t’u larguar nga ushqimi dhe pija deri në vdekje.
Durimi për tu shmangur nga ngrënia mishin e ndaluar, ngordhësirat dhe gjakun e kafshëve kur kemi të bëjmë me vdekje për shkak të urisë. Tavusi dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli (rahimehumullah) kanë thënë: “Ai i cili nuk ka zgjedhje tjetër përpos se të hajë mishin e kafshës së ngordhur, mish të kafshës së ndaluar dhe gjak, por refuzon të hajë atë dhe si rezultat i kësaj ai vdes, ai njeri do të përfundojë në xhehenem.”
Durimi për tu ndaluar të lypurit. Ka mosmarrëveshje nëse është e lejuar për të lypur prej njerëzve apo jo.
Imam Ahmedi ka thënë se durimi i tillë dhe të përmbajturit lejohet.
Ai u pyet: “Po në qoftë se një person i frikësohet nëse ai do kishte ndenjur duarkryq, do të kishte vdekur?”
Imam Ahmedi iu përgjigj: “Jo, ai nuk do të kishte vdekur, Allahu do t’i kishte dhënë atij furnizimit që i takon.”
Imam Ahmedi nuk lejonte të lypurit; kur Allahu i di nevojat e njeriut dhe sinqeritetin e tij duke u përmbajtur nga të lypurit, Allahu do t’i japë atij furnizim për të jetuar.
Dijetarë të tjerë duke përfshirë edhe shokët e Imam Ahmedit dhe Imam Shafiut kanë thënë:
“Është e detyrueshme për një person që të lyp në rast se rrezikohet nga vdekja.”
Durimi ndaj gjërave që mund të shkaktojnë vdekjen, si kafshimi i gjarprit, apo rrezikimi nga kafshët grabitqare, zjarri dhe uji.
Durimi ndaj sprovave (fitneh) që i godet myslimanët. Shembull: të shmangurit grindjeve me të tjerët. E kur një gjë e tillë ndodh, atëherë kemi të bëjmë me reagimin e pëlqyer dhe te preferuar (mustehab).
Kur profeti ﷺ u pyet për këtë, ai u përgjigj:
“Bëhu si biri më i mirë nga bijtë e Ademit.”
Në transmetime të tjera të ngjashme thuhet:
“Bëhu si rob i Allahut i cili u vra, jo si ai i cili vrau.”
Dhe:
“Le të bartë vrasësi veprat e tij dhe të tuaja të këqija.”
Në një transmetim tjetër ai ka thënë:
“Nëse shpata shkëlqen vendose dorën mbi fytyrën tuaj.”
Allahu na ka treguar për djalin më të mirë nga bijtë e Ademit, i cili flijoi veten e tij dhe nuk luftoi. E Allahu e ka lavdëruar atë për këtë veprim. Kjo është ndryshe nga rasti, kur myslimanët luftojnë kundër mosbesimtarëve. Në një situatë të tillë, myslimani duhet mbrojtur veten e vet, sepse qëllimi i xhihadit është të mbrojturit veten dhe fenë.
4) Durimi i urryer (Mekruh):
Të duruarit nga kënaqësitë fizike si (ushqimi, pije dhe marrëdhënie intime) deri sa të dëmtohet shëndeti i njeriut.
Durimi gjatë kryerjes së një vepre të urryer.
5) Durimi i lejuar (Mubah):
Të duruarit në kryerjen e akteve të lejuar.