Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)
Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I´tikad es-Sahih, fq. 159-160
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Besimi i saktë është se profeti ynë (salAllahu alejhi ue selem) është krijesa më e mirë. Disa madje edhe kanë pohuar se ka konsensus për këtë. Ibn Abas (radijAllahu anum ka thënë:
”Allahu e ka ngritur Muhammedin ndaj banorëve të qiellit dhe ndaj të gjithë profetëve, pastaj vien Nuhi, Musai, Isai, këta janë më të mirë se pjesa tjetër e profetëve. Sipas shumicës së dijetarëve janë njerëzit që ishin të përqendruar dhe durimtarë, këta pesë të dërguarit. Allahu i përmend ata të gjithë së bashku në dy raste në Kuran kur Ai tha:
شَرَعَ لَكُم مِّنَ الدِّينِ مَا وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى
”Ai u përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain.” 1
Ai filloi me Nuhin që ishte i dërguari i parë dhe profeti i parë. Pastaj ai përmendi profetin tonë sepse ai është profeti i fundit. Pastaj ai përmendi tre të tjerët. Me sa duket Nuhi duket të jetë më i mirë se Musai dhe Isai. Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë se Ibrahimi është krijesa më e mirë. es-Sujuti (rahimehullah) ka thënë:
”Unë nuk kam lexuar ndonjë transmetim në lidhje se kush është më i mirë prej këtyre treve.”
1 Esh-Shura 42:13