Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Peshku më i mirë

Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 763)

Burimi: El-Adab esh-Shar’ijjeh (3/152)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Peshku është përmendur si në Kuran ashtu edhe në Sunnet. Peshku më i mirë është ai që ka shijen më të mirë, ka aromën më të mirë dhe është mesatar për nga madhësia. Ai duhet të ketë lëkurë të hollë dhe as mish të fortë as të thatë. Ai që jeton në ujëra të ëmbla që rrjedhim me furi dhe që ushqehet me bimë të pastra.

Vendi më i mirë i peshkut është lumi i cili ka një ujë të mirë dhe ku peshku është midis shkëmbinjve dhe zhavorrit. Uji siç thashë duhet të jetë i ëmbël dhe të rrjedh me furi, as i ndytë e as i turbullt. Lumi duhet të jetë i rrjedhshëm dhe i valëzuar, i mbuluar me diell dhe ku frynë era. Edhe peshku i detit është gjithashtu i mirë dhe i bukur.

Shpërndaje: