Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Peshohu para se të peshohesh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (23)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasat%20-0%209-04-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Umeri (radijAllahu anhu) e kishte zakon të thoshte gjatë këshillimeve të tij në ditën e xhuma:

”Vëre veten në llogari para se të viheni në llogari. Peshoni veten para se të peshoheni.”

Do të thotë në këtë jetë para se të llogariteni në jetën tjetër. Peshoni veten para se të peshoheni. Në Ditën e Gjykimit peshohen edhe njerëzit edhe veprimet e tyre. Të dyja do të peshohen:

وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُواْ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُواْ بِآيَاتِنَا يِظْلِمُونَ

Dhe peshorja e asaj Dite (Ditës së Llogarisë) do të jetë e vërteta. Sa për ata, pesha e të cilëve do të rëndojë nga veprat e mira, ata do të jenë të fituarit (duke hyrë në Kopshtet e Xhennetit). Dhe sa për ata, pesha e të cilëve do të jetë e lehtë, mu këta janë që do të humbin veten e tyre (duke hyrë në Xhehenem), sepse ata mohuan dhe nuk pranuan Ajetet Tona.” 1

Njeriu duhet të përgatitet në këtë jetë. Ai duhet të vërë veten në llogari, të pendohet për gabimet, dhe ta lus Allahun për falje. Gjithashtu, ai duhet të peshojë veprimet e veta. Pesho veprimet tua. Imagjino një peshore; Vendos veprat e tua të mira në një tigan dhe mëkatet tuaja në tjetrin. Nëse e sheh se ti ke më shumë mëkate, atëherë duhet të pendohesh tek (Allahu Azze ue Xhel). Kapë mundësinë. Dhe në qoftë se e sheh se veprat e tua të mira janë më shumë, atëherë vetëm vazhdo vepro edhe më shumë vepra të mira. Mos thuaj se ato mjaftojnë.


1 Al-A’raf 7:8-9

Shpërndaje: