Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr. 102
Kryetarë: Ibrahim ibn Muhammed Al esh-Shejkh
Zëvendës: Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan
Anëtar: Abdullah ibn Mani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 4: Dikush pi alkool dhe bën zina por e falë namazin dhe vepron veprat e tjera themelore të Islamit; a konsiderohen adhurimet që ata kryejnë të vlefshme?
Përgjigje: Ai që pi alkool, bën zina, ose pajtohet me atë mëkat duke e konsideruar atë të lejuar ai konsiderohet kafir, veprat e mira e të cilit janë bërë të pavlefshme. Nga ana tjetër, nëse ai person kryen mëkate, sepse dobësia e shpirtrave të tyre i mbisundon ata, por ata pranojnë se një mëkat i tillë është i ndaluar dhe ata shpresojnë që Allahu t’i ndihmojë ata që ta shmangin atë; ata konsiderohen besimtarë për besimet e tyre të shëndosha edhe pse ata janë fasik (ata që flagranisht shkelin ligjin Islam) për mëkatet e mëdha që ata kryejnë.
Megjithatë, nëse një person kryen një mëkat; është obligim për ta që të pendohen, ta pranojnë mëkatin e tyre, të vendosin të mos e kryejnë atë mëkat përsëri dhe të ndiejnë keqardhje për atë që kanë kryer. Mëkatari duhet të kërkojë mbrojtje në mburojën dhe afatin që Allahu ua jep atyre. Vlen të theksohet se Allahu e privoi Iblisin, e dëboi përgjithmonë dhe e bëri atë shejtan të mallkuar për shkak të një mëkati, d.m.th. refuzimi për t’i bërë sexhde Ademit kur Allahu (te ala) e urdhëroi që ta bënte këtë. Allahu gjithashtu e dëboi Ademin ﷺ nga xheneti kur ky i fundit bëri një akt të mosbindjes ndaj Allahut (xhela ue ala).
Megjithatë, Ademi ﷺ u pendua dhe kështu Allahu e pranoi atë dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë. Përveç kësaj, robërit e Allahut nuk duhet të ndjekin sjellje mashtruese ndaj Allahut. Përkundrazi, ata duhet të kenë frikë Allahun, të bëjnë çka i urdhëron ata të bëjnë, dhe të braktisin atë që Ai i urdhëron ata që të braktisin.