Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pikat për hundë, për vesh, inhalimi, vaji dhe kuhli

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/206)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A prishet agjërimi nëse përdorim pika për hundë, për vesh dhe kuhël?

Përgjigje: Pikat e hundëve që shkojnë në stomak e prishin agjërimin sepse profeti ﷺ i tha Lakit bin Sabireh:

“Fute ujin thellë në hundë, përveç nëse je agjërueshëm.”

Transmeton Ebu Daudi (142), Tirmidhi (788), Nesai (1/66) dhe Ibn Maxheh (407). Autentik sipas imam Albanit në ”Irua-ul-Ghalil” (930).

Agjëruesit nuk i lejohet të përdorë pikat e hundës që shkojnë në stomak. Megjithatë, ato nuk e prishin abdesin nëse nuk shkojnë në stomak.

Pikat për sy, për vesh dhe kuhli nuk e prishin agjërimin. Nuk ka argument konkret për këtë. As nuk e kanë të njëjtin gjykim si faktorët që e prishin agjërimin. As syri, e as veshi nuk e furnizojnë trupin me ushqim dhe pije. Ato janë si të gjitha pjesët e tjera të trupit. Nëse një person i njollos me ngjyrë këmbët dhe më pas ndjen shijen e tij në fyt agjërimi i tij nuk është prishur, thonë dijetarët, sepse këmbët nuk e ushqejnë trupin me ushqim dhe pije. E njëjta vlen edhe nëse përdorë kuhl ose pika për sy dhe për vesh.

E njëjta mund të thuhet edhe për personin që lyhet me vaj ose që përdorë inhalimin për shkak të vështirësive të frymëmarrjes, as ato nuk e prishin agjërimin sepse ato nuk shkojnë në stomak dhe nuk janë as ushqim, e as pije, dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: