Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Piktori dhe fotografuesi bëjnë imazhe

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Ghajat-ul-Maram, fq. 99-100

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

165 – Imam Bukhari transmeton nga Seid ibn Ebil-Hasan ka thënë:

“Isha me Ibn Abbasin, kur një njeri erdhi dhe tha: “O Ibn Abbas! Unë jam një njeri që furnizohem nga zejtaria. I bëj këto imazhe.” Ibn Abasi i tha: “Unë nuk do të tregojë diçka tjetër pos asaj që kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut ﷺ. E kam dëgjuar atë duke thënë:

“Ai që vizaton figurë do të dënohet nga Allahu dhe do të urdhërohet që t’i jep shpirt atij figurë në ditën e gjykimit, të cilën ai kurrë nuk do të mund ta bëj.”

Njeriu u zemërua shumë dhe u ndie i parehatshëm dhe Ibn Abbasi i tha: “Mjerë për ty! Nëse refuzon, atëherë përmbaju vizatimit të pemëve dhe çdo gjëje tjetër të pa shpirt.”

Ky transmetim është autentik.

Hadithi është i përgjithshëm dhe vlen për të gjitha imazhet, duke përfshirë edhe piktorin i cili pikturon piktura me dorë dhe fotografin. Që të dy bëjnë imazhe duke pasur parasysh aspektin gjuhësorë dhe traditën.

Shpërndaje: